Please enter at least 3 characters.

Policia jep informacion si u vra djali i aktorit shqiptar në Kanada (Video)

2016/10/polica.jpg

Policia kanadeze e Montrealit ka bërë të ditur të dhënat e para se si u vra Denis Daja, djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, rezident prej vitesh në Kanada.

Sipas policisë, djaloshi u qëllua me thikë për vdekje të premten në ishullin Nuns, në lagjen Verdun të Montrealit.

Rreth orës 10.50, një sherr midis personave ndodhi në bulevardin Ile-des-Soeurs, në rrethinat e Darwin S. I riu u qëllua me thikë në pjesët e sipërme të trupit, më shumë se një herë.

Ai ndërroi jetën për shkak të plagëve të marra, transmeton Opinion.

Viktima nuk ishte i njohur për policinë. Ndërkohë që policia ka arrestuar një 16-vjeçar si të dyshuar për ngjarjen.

https://www.dailymotion.com/video/x4zs253_montreal-sabbing_news