Please enter at least 3 characters.

Policia i gjen marihuanë, arrestohet gjilanasi

2016/03/arrestime.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi ka gjetur marihuanë tek ai.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 9.51gram substancë narkotike marihuanë dhe një shufër metalike. Pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 14.01 gram substancë narkotike Marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/