Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
Policia po vazhdon hetimet për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, e cila u gjet e pajetë më 16 gusht në shtëpinë e saj në Greenville, Karolina e Jugut.
Ajo ishte 37 vjeçe.
Pas vdekjes së saj, është deklaruar edhe avokati i Brian Hickerson, partnerit me të cilin Panettiere kishte pasur një marrëdhënie të trazuar.
Avokati Sloan Ellis tha se hetimi është ende në zhvillim dhe kërkoi që procesi të lihet të përfundojë pa ndërhyrje.
Sipas tij, policia ka konfirmuar se nuk ka prova që tregojnë për një vdekje të dhunshme.
Për këtë arsye, ai tha se nuk do të bëjnë komente të tjera për momentin, duke respektuar familjen e aktores dhe hetimin.
Ndërkohë, autopsia ka përfunduar.
Zyra e mjekësisë ligjore në Greenville bëri të ditur se nuk u gjetën shenja traume që mund të lidhen me vdekjen e saj.
Kur shërbimet emergjente mbërritën në banesë, Panettiere ishte në gjendje arresti kardiak.
Trupi i saj iu dorëzua familjes të martën, gjersa hetimi përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes mbetet ende i hapur. /Telegrafi/


