Please enter at least 3 characters.

Policia gjobit 233 shoferë në Shkup, 36 për vozitje të shpejtë

2022/11/policia-mk-1-780x439-1.png

MPB informon se Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 233 gjoba, nga të cilat 36 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 11 gjoba për vozitje pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 37 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët".

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB Maqedoni.