Please enter at least 3 characters.

Policia e Pejës ndan mirënjohje për institucionet shëndetësore

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka ndarë mirënjohje për përfaqësues të institucioneve shëndetësore, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, mirënjohjet janë ndarë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe për rolin e mjekëve në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shprehur falënderim për mbështetjen e institucioneve shëndetësore, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë në thellimin e partneritetit me to dhe me institucionet e tjera, në funksion të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/