Please enter at least 3 characters.

Policia e Maqedonisë gjobiti 202 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

2022/04/policia-mk.png

Gjatë ditës së djeshme Policia e Maqedonisë ka gjobitur 202 shoferë në rrugët e të gjithë shtetit, të cilët kanë vozitur me shpejtësi më e madhe se e lejuara.

Prej tyre gjashtë kanë drejtuar makinat me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, dy me shpejtësi mbi 70 km/h më shumë se e lejuara.

"104 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 98 jashtë vendbanimeve. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit", thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/