Please enter at least 3 characters.

Policia amerikane gjen drogë në çantën që shkruante “sigurisht nuk është çantë me plotë drogë”

2024/10/1-150.jpg

Policia amerikane ka gjetur drogë brenda një çante me mbishkrimin “sigurisht nuk është çantë plotë me drogë”.

Kjo sasi u zbuluar nga policia në Portland të Oregonit, kur policia e ndali shoferin dhe pasagjerin brenda veturës që dyshohej se ishte vjedhur, transmeton Telegrafi.

Lidhur me njoftimin për këtë rast në X, policia në Portland tregoi detaje për sasinë e drogës, paratë dhe armën e mbushur që u gjet.

Madje postuan një fotografi nga vetura e sekuestruar, brenda të cilës kishte një çantë në të cilën shkruante “sigurisht se nuk është çantë me plotë drogë”.

Por pavarësisht këtij mbishkrimi, brenda saj u gjet 10 gramë fentanil dhe një lloj tjetër i drogës. Mediat lokale raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar. /Telegrafi/