Please enter at least 3 characters.

Pogba rekordmen, askush më shumë se ai nuk ka bërë asistime në histori të Ligës Premier pas katër xhirove të para

2021/09/1005155461-scaled.jpg
267:"Football - 2021 / 2022 Pre-Season Friendly - Manchester United, ManU vs Everton - Old Trafford - Saturday 7th August 2021 Paul Pogba of Manchester United breaks past Fabian Delph and Alex Iwobi of Everton, at Old Trafford. COLORSPORT/ALAN MARTIN PUBLICATIONxNOTxINxUK
23:"imago images/Colorsport

Paul Pogba e ka nisur për mrekulli edicionin e ri me Manchester Unitedin në Ligën Premier.

Mesfushori francez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku pas katër ndeshjeve të para në Angli ka vendosur një rekord të ri.

Pogba nuk ka arritur ende ta gjej golin këtë vit në Ligën Premier, por për asistime ai ka thyer rekord.

28-vjeçari ka kompletuar shtatë asistime për bashkëlojtarët në këto katër sfidat e para, që është rekord absolut.

Opta ka zbuluar se asnjëherë deri më tani në histori të Ligës Premier një futbollist nuk ka arritur t'i bëjë shtatë asistime për katër ndeshje.

Vetëm në xhiron e parë ndaj Leeds United, Pogba bëri katër asistime, derisa asistoi edhe ndaj Southampton si dhe në ndeshjen e fundit ndaj Newcastle bëri dy asistime në golat e Bruno Fernandes dhe Jesse Lingard.

'Djajtë e Kuq' e kanë nisur për mrekulli këtë edicion në Ligën Premier, ku në katër ndeshjet e para kanë marrë 10 pikë. /Telegrafi/