Please enter at least 3 characters.

Pogba paguan 10 milionë euro për të drejtat e imazhit

2016/03/PaulPogba-1.jpg

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka paguar dhjetë milionë euro për të blerë të drejtat e imazhit të tij dhe kjo çështje ka ndikuar në paraqitjet e tij në fushë.

Pas ndeshjes kundër Holandës me përfaqësuesen e Francës, mediat e atjeshme i kanë kushtuar rëndësi betejës ligjore të 23-vjeçarit.

Sipas L'Equipe, atij i është dashur të paguante 10 milionë euro që t’i merrte të drejtat e imazhit që i posedonte një kompani nga Luksemburgu në pronësi të Oualid Tanazefti.

Kjo shënon fundin e bisedimeve të gjata që duket se e kanë shpërqendruar lojtarin nga futbolli dhe kanë ndikuar në paraqitjet e tij, sidomos me kombëtaren. /Telegrafi/