Please enter at least 3 characters.

Pogba i qetë me situatën te Unitedi, pret transferimin te Real Madridi

2019/07/Pogba-Utd-6.jpg
237:"PERTH, AUSTRALIA - JULY 13: Paul Pogba of Manchester United looks to pass the ball during the match between the Perth Glory and Manchester United at Optus Stadium on July 13, 2019 in Perth, Australia. (Photo by Will Russell/Getty Images)
12:"Getty Images

Paul Pogba ende pret që të largohet nga Manchester United këtë verë dhe dëshira e tij është transferimi te Real Madridi.

Sipas gazetës L'Equipe, Pogba është i 'qetë' për situatën e tij të krijuar te klubi anglez, mes sugjerimeve që ai mund të mbetet tani në klub edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.

Ylli francez dhe agjenti i tij Mina Raiola kanë bërë të dy komente në javët e fundit duke pretenduar se ai dëshiron të largohet këtë verë nga Old Trafford.

Por, Pogba është i qetë për të ardhmen e tij dhe ende pret që një marrëveshje të bëhet për Real Madridin.

Bisedimet janë aktualisht në bllokadë midis dy klubeve pasi Unitedi e vlerëson 180 milionë euro lojtarin, ndërsa Reali heziton të paguajë këtë shumë.

Pogba është lidhur edhe me një kthim te Juventusi këtë verë. /Telegrafi/