Please enter at least 3 characters.

Pogba i pazëvëndësueshëm, por duhet ta ngrisë nivelin e lojës, thotë Deschamps

2018/06/GettyImages-965619808.jpg
241:"NICE, FRANCE - JUNE 01: Paul Pogba of France (R0 sings the national anthem prior to the International Friendly match between France and Italy at Allianz Riviera Stadium on June 1, 2018 in Nice, France. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Didier Deschamps beson se Paul Pogba duhet të performojë në nivele më të larta për kombëtaren e Francës.

Pogba ka pasur një vit frustrues pasi vuajti për të arritur formën më të mirë në nivel të klubeve teksa lidhja e tij me menaxherin Jose Mourinho besohet se është jo aq e mirë.

Deschamps nuk ka dyshime se 25 vjeçari është shumë i rëndësishëm për planet e tij në Botëror, por pranon se Pogba duhet t'i përmirësojë performancat.

"Jo gjithçka ishte e suksesshme, por ai ndihmoi ekipin në fitor".

"Nuk vë në dyshim potencialin e Pogbas. Nëse e kam ftuar, është sepse është i pazëvëndësueshëm".

"Unë e di se çka është në gjendje të bëjë ai. Ai duhet ta rrisë nivelin e lojës së tij. Unë kam besim te ai, ashtu sikurse te lojtarët tjerë", potencoi Deschamps. /Telegrafi/