Please enter at least 3 characters.

Pogba: Gjykohem ndryshe nga të tjerët

2018/04/Pogba-Man-United.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Paul Pogba of Manchester United during The Emirates FA Cup Semi Final between Manchester United and Tottenham Hotspur at Wembley Stadium on April 21, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba beson se ai është gjykuar me standarde të ndryshme në krahasim me kolegët e tij.

Francezi ka përjetuar një sezon të dytë indiferent në Old Trafford, i cili është shënuar nga vendimi i Jose Mourinhos për të vënë në stol atë në shumë raste.

Por, Pogba ndjehet sikur kritikat që ka marrë nga publiku kanë qenë shumë të ashpra dhe se ai është gjykuar ndryshe për dallim nga të tjerët.

"Është mjaft qesharake sepse nuk gjykohem për pjesën e mesfushës. Unë gjykohem për asistime dhe golat dhe kjo është e vërteta", ka thënë fillimisht Pogba për Sky Sports.

Paul Pogba (Getty Images)

"Mund të bëj një lojë të mrekullueshme, por nëse nuk gjej golin ose nuk asistoj ata do të thonë, 'kjo është normale', apo çfarëdo tjetër".

"Por, nëse dikush tjetër e bën këtë, është ndryshe. Ai ndoshta do të jenë njeriu i ndeshjes.

"Mendoj se unë jam gjykuar ndryshe nga të tjerët, por është mirë".

Paul Pogba (Getty Images)

"Kjo më bën të përmirësohem, është një sfidë për mua dhe e marr atë në një mënyrë të mirë".

"Nuk e marr atë në një mënyrë të keqe, do të përpiqem të shënoj dhe të asistoj dhe kjo është ajo çfarë do të përpiqem. Ende dua të bëj punën time në mesfushë".

"Nëse unë mund ta ndihmoj ekipin në sulm dhe mbrojtje dhe të bëjë një ndryshim, unë do ta bëj atë. Nëse mund të shënoj dhe të ndihmoj, është edhe më mirë", përfundoi francezi. /Telegrafi/