Please enter at least 3 characters.

Po plaçkiste një market, hajni lë në gjysmë "punën" për t'i shpëtuar fëmijët që për pak sa nuk i shtyp vetura në vija të bardha  

2019/08/1-146.jpg

Policia sllovake ka publikuar një video të një aksidenti që ka mundur të përfundojë me fatalitet për dy këmbësorë në një rrugë në Bratislavë.

Fjala është për videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si dy fëmijë derisa po ecnin në vija të bardha për pak sa nuk shtypen nga një veturë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në ato momente kritike aty u shfaq një burrë që i rrëmbeu me forcë dhe i largoi, pasi që po të goditeshin sigurisht se edhe do ta pësonin me jetë.

Por, gjithçka do të ishte në rregull nëse ky burrë që i shpëtoi nuk do të kishte kryer një plaçkitje në një market në disa sekonda më herët.

Në fakt ai ka hequr dorë nga "misioni" i tij për të shpëtuar fëmijët. Megjithatë vogëlushët kanë shpëtuar më lëndime të lehta trupore, kurse plaçkitësi është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/