"Po nuk e fute brumin në furrë, s'ka si të dalë keku" - momenti kur Jozi i tregon Loredanës se deklarata e saj është bërë 'meme' në rrjetet sociale
Jozi, i cili u rikthye në Big Brother VIP Albania 4 pas përjashtimit të tij, ka ndarë me të dashurën e tij, Loredanën, një moment që e ka vënë atë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale – por këtë herë jo për lojën e saj në shtëpi, por për një deklaratë nga e kaluara e saj.
Teksa çifti po qëndronte në shtëpi duke biseduar, Jozi i tregoi Loredanës se një intervistë e saj e dhënë vite më parë në një televizion është rikthyer fuqishëm në internet dhe ka përfunduar nëpër meme. Bëhet fjalë për një metaforë që ajo dikur e quajti si "shpikjen e saj":
"Brumin po nuk e fute në furre, s'ka si të dalë keku".
Jozi i tregoi se kjo shprehje është bërë virale në rrjetet sociale, duke u përdorur në mënyrë humoristike nga ndjekësit e spektaklit.
Në momentin që Loredana e kuptoi për çfarë bëhej fjalë, ajo shpërtheu në të qeshura, duke mbuluar fytyrën me duar nga turpi. Reagimi i saj spontan e bëri situatën edhe më komike, ndërsa banorët e tjerë nuk e mbajtën dot të qeshurat.
Ky moment u bë një ndër më të komentuarit nga fansat, të cilët tashmë kanë përqafuar frazën e saj si një nga shprehjet më ikonike të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/


