Please enter at least 3 characters.

Po bënte foto në Liqenin e Ujmanit, gazetari thotë se u sulmua nga një serb në Zubin Potok

2020/09/rrezik-n-euml-se-p-euml-rfshihet-ldquo-ujmani-rdquo-n-euml-bisedime-video_hd-780x439-1.jpg

Një gazetar serb ka raportuar të hënën në polici se derisa ka qenë duke bërë fotografi në Liqenin e Ujmanit në fshatin Kopilovicë në Zubin Potok, është sulmuar nga një qytetar serb.

Sipas gazetarit, i dyshuari ia ka marrë telefonin dhe e ka kanosur.

“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur“, thuhet në raportin e policisë.

Afër vendit të ngjarjes bëhet e ditur se është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt/Telegrafi/