Please enter at least 3 characters.

Plotë 11 lojtarë duan të largohen nga Manchester United

2021/12/Rangnick-2.jpg

Manchester United është në një rrëmujë të vërtetë, pasi ka shumë lojtarë të pakënaqur në skuadër.

Djajtë e Kuq nuk po arrijnë të këndellen as nën urdhrat e trajnerit të ri, Ralf Rangnick, me disa prej futbollistëve që po shprehin pakënaqësitë e tyre.

Sipas asaj që raporton Mirror Sport, janë plotë 11 lojtarë që duan të largohen nga United, qoftë në janar ose në fund të sezonit.

Ardhja e Cristiano Ronaldos ka shkaktuar shumë rrëmujë në klub, pasi disa prej lojtarëve nuk po pajtohen me stilin e lojës së portugezit.

Jesse Lingard, Donny van de Beek, Eric Bailly, Edinson Cavani,Mason Greenwood, Dean Henderson, Harry Maguire, janë në mesin e lojtarëve që janë të gatshëm të largohen nga United.

Bordi i klubit anglez ka shumë për të bërë deri në fund të këtij sezoni, duke shpresuar se mund t'i bindin disa prej tyre që të qëndrojnë në skuadër. /Telegrafi/