Pjesa e parë Liverpool –Benfica: Dy gola në Anfield
13/04/2022
Liverpooli dhe Benica po e zhvillojnë ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve, ku pjesa e parë solli dy gola (1-1).
Ndeshja e parë ishte mbyllur 3-1 në të mirë të Liverpooli, që edhe në përballjen kthyese shënuan të parët.
Ishte sërish Ibrahima Konate që gjeti golin pas asistimit të Konstantinos Tsimikas në minutën e 31-të për 1-0.
Por vetëm pas 11 minutash Benfica arriti të barazonte rezultatin me talentin Goncalo Ramos (1-1).
Duke parë ndeshjen dhe ritmin, pritet që edhe pjesa e dytë të sjell gola. /Telegrafi/


