Please enter at least 3 characters.

Pirlo zbulon bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe ndeshjen më të mirë

2018/04/Pirlo-Italia.jpg
298:"BERLIN - JULY 09: Andrea Pirlo of Italy kisses the World Cup trophy following his team's victory in a penalty shootout at the end of the FIFA World Cup Germany 2006 Final match between Italy and France at the Olympic Stadium on July 9, 2006 in Berlin, Germany. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Pirlo ka emëruar kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij më të mirë, përpara ndeshjes së tij të lamtumirës muajin e ardhshëm.

Mesfushori legjendar u tërhoq nga futbolli në fund të vitit të kaluar, por do të ketë një ndeshje lamtumirës në San Siro më 21 maj.

Sot (e enjte), Pirlo mbajti një konferencë për shtyp për të treguar rreth kësaj ndeshje, ndërsa në një intervistë për mediumin Q & A ai foli lojtarët më të mirë që ai luajti me ta dhe kundër tyre.

"Bashkëlojtari im me teknikën më të fortë ishte Ronaldinho", ka thënë fillimisht Pirlo.

 Pirlo ishte bashkëlojtar me Ronaldinhon te Milani (Getty Images)

"Kundërshtari më i mirë [Lionel] Messi, kundërshtari më irritues [Ji-Sung] Park. Sa për trajnerët, të gjithë më mësonin diçka".

Messi është kundërshtari më i mirë sipas Pirlos (Getty Images)

"Më i bukura? [Alessandro] Nesta. Më i çmenduri ishte [Antonio] Cassano".

"Ai që bëri më të mirën e asaj që kishte? [Gennaro] Gattuso".

Finalja e fituar ndaj Francës cilësohet si ndeshja më e mirë për Pirlon (Getty Images)

"Një lojë që unë do të fshija? Finalja e Ligës së Kampionëve në Stamboll kundër Liverpoolit më 2005".

"Ndeshja më e mirë? Finalja e Kupës së Botës", përfundoi ish-mesfushori italian. /Telegrafi/