Please enter at least 3 characters.

Pioli për humbjen e Milanit: Shpërdoruam shumë raste ndaj Juventusit

2019/11/GettyImages-1185628302.jpg
223:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 03: AC Milan coach Stefano Pioli looks on before the Serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on November 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Stefano Pioli është deklaruar pas humbjes 1-0 që pësoi Milani ndaj Juvenusit në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Trajneri i Rossonerëve ka thënë se lojtarët e tij kanë bërë gabimet e njëjta si të dielën e kaluar ndaj Lazios, pasi kanë shpërdoruar shumë mundësi për gol.

“Fatkeqësisht ishte situata e njëjtë si të dielën e kaluar ndaj Lazio, pasi kishim shumë mundësi dhe nuk mendoj se ndokush mund t’i ketë 15 shanse si ne që i patëm në Juventus Stadiium”, ka thënë Pioli.

“Ne poashtu pranuam një gol që nuk duhej pranuar dhe duhej të mbroheshim më mirë dhe të markonim lojtarët më mirë. Unë mund të them se paraqitja ishte e mirë, por ne na duhen edhe rezultate të mira”, ka shtuar më tej ai.

Milani aktualisht gjendet në pozitën e 14-të me 13 pikë të grumbulluara, derisa në javën e 13-të do ta pres Napolin. /Telegrafi/