Please enter at least 3 characters.

Piktorët në mbështetje të Ramush Haradinajt

2017/01/Ramush-Haradinaj-foto-ridvan-slivova-01-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot në Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, hapet ekspozita e piktorëve në përkrahje të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj më 4 janar është ndalur nga autoritetet e Francës në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Pas daljes para trupit gjykues, ish komandanti i UÇK-së është liruar me kusht, por do të duhet të qëndrojë në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.