Picë e shijshme
Për katër persona nevojiten:- 500 g mish të bluar, - 500 g miell, - 50 g tharmë të freskët, - 100 ml qumësht, - Një lugë e vogël kripë, - 2 kokë hudhra, - 4 lugë vaj, - 2 speca të gjelbër, - 1 lugë pure domateje, - 1 konservë 400 g domate të qëruara, - 1 lugë erëza për pica, - 350 g misër të ëmbël nga konserva, - 150 djathë të integruar ementaler.Përgatitja:
Në një enë përzieni miellin dhe tharmin, në tjetrën ngrohni 300 ml ujë dhe qumësht.
Gjysmën e sasisë së qumështit qiteni në miellin me tharm, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta.
Përzieni pjesën e mbetur të qumështit, dy lugë vaj, qitni kripë dhe lëreni në vend të ngrohtë 60 minuta që të bymehet.
Në pjesën tjetër të vajit të ngrohur fërgoni hudhrat e grira dhe specin, shtoni mishin, purenë dhe domatet e qëruara dhe fërgoni 15 minuta.
Brumin ngjisheni, ndajeni në 4 pjesë, zhvillojeni në rrathë prej 20 cm, tërhiqni skajet vendoseni në tepsi, lyejeni me përzierjen e mishit, qitni misrin e kulluar, erëzat, djathin ementaler dhe piqeni në furrë në 200 gradë celsius. /Telegrafi/


