Please enter at least 3 characters.

Pfizer-BioNTech paraqet të dhëna të reja: Vaksina kundër COVID-19 mund të ruhet edhe në temperatura më të ngrohta

2021/02/Pfizer-scaled.jpg
421:"Pfizer Covid-19 vaccines sit in a box at a vaccination center established at the Triton College in River Grove, Illinois, on February 3, 2021. - The site is the second large-scale vaccination center in Cook County, which includes the city of Chicago. More than 4,000 vaccines are expected to be given at that location on a weekly basis. (Photo by KAMIL KRZACZYNSKI / AFP) (Photo by KAMIL KRZACZYNSKI/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Pfizer-BioNTech thotë se ka paraqitur të dhëna të reja në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të treguar se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të ruhet në temperatura më të ngrohta.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Pfizer deklaroi se këto të dhëna të reja tregojnë se vaksina e saj mund të jetë e qëndrueshme nëse ruhet midis temperaturës minus 25 gradë Celsius dhe minus 15 gradë Celsius për dy javë – temperatura e frigoriferëve më të zakonshëm.

Aktualisht, etiketa për vaksinën Pfizer-BioNTech thotë se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë Celsius deri në minus 60 gradë Celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë Celsius deri në 8) për deri në pesë ditë, para se të përzihet me një tretës të kripur.

“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA-n dhe CDC-n, derisa punojmë për t’u siguruar që vaksina të transportohet dhe të ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibile. Nëse miratohet, atëherë ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave”, tha shefi i Pfizer, Albert Bourla. /Telegrafi/