Petr Cech do të kthehet te Chelsea, ai do të bëhet drejtor sportiv
254:"VALENCIA, SPAIN - MAY 09: Petr Cech of Arsenal looks on as he warms up prior to the UEFA Europa League Semi Final Second Leg match between Valencia and Arsenal at Estadio Mestalla on May 09, 2019 in Valencia, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
Petr Cech (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
21/05/2019
Chelsea do ta emërojë Petr Cechun drejtor sportiv gjatë kësaj vere - bën të ditur Sky Sports.
Portieri legjendar do t'i japë fund karrierës si futbollist pas përfundimit të këtij sezoni, e që do të ndodhë pas finales së Europa League.
Në ndeshjen e 29 majit në Baku të Azerbajxhanit, Topçinjtë luajnë kundër ish-skuadrës së çekut, Chelsea.
Arsenali duhet ta fitojë atë ndeshje, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin e në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Blutë e kanë arritur përmes renditjes në Ligën Premier.
Pasi t'i përfundojë kontrata me Topçinjtë, Cech do t'i kthehet klubit nga ku u largua në vitin 2015 dhe atje do të angazhohet si drejtor. /Telegrafi/


