Peter Cech zgjedhet lojtari i ndeshje në debutimin e tij në hokej
Të gjithëfutbolldashësit ishin të dëshpëruar nga lajmi i Peter Cechut se kishte vendosur të pensionohej nga futbolli në këtë verë që shkoi.
Portieri legjenda i Chelseat u largua nga futbolli, por ditë më parë na befasoi të gjithëve kur vendosi të futej në sportin e hokejt mbi akull.
Çeku iu bashkua skuadrës së Guildford Phoenix dhe shkëlqeu qysh në ndeshjen e tij të parë.
Cech kishte bërë me dije se Hokej ishte ëndrra e tij e fëmijërisë dhe nuk mund të shkonte asgjë më mirë se sa ta fitonte çmimin e madh në fitoren ndaj Swindon Wildcats.
Portieri bëri disa pritje fillimisht sa për t’u ngrohur nga bashkëlojtarët e tij para se të fillonte takimi në ligën e dytë të sportit mbi në akull.
Cech më pas bëri disa pritje fantastike gjatë ndeshje, derisa tifozët ishin të befasuar nga aftësitë e tij në lojën e hokejit.
Në fund ndeshja përfundoi 2-2, për të shkuar më pas në gjuajtjen e penalltive, e që e ndihmoi skuadrën e tij që ta fitonte takimin. /Telegrafi/


