Pete Davidson përparon në procesin e heqjes së tatuazheve, fansat u habitën në eventin e promovimit të filmit të ri
Pete Davidson pretendon se ka bërë përparim në procesin e heqjes së tatuazheve.
Ndërsa promovonte filmin e tij të ri "Si të vjedhësh një bankë" në CinemaCon, Davidson shpjegoi se tatuazhet në krahët e tij janë zbehur pothuajse plotësisht.
Davidson mori pjesë në eventin në Las Vegas i veshur me një bluzë të kuqe që i zbulonte krahët pothuajse të zhveshur. Edhe pse konturet e disa tatuazheve janë ende të dukshme, Davidson ka bërë përparim në heqjen e tatuazheve.
Aktori më parë i kishte zbuluar revistës Variety se përqendrimi te shëndeti i tij mendor pas disa rehabilitimeve e shtyu të vendoste të hiqte tatuazhet nga trupi i tij, pasi ato i kujtojnë një person të trishtuar që ishte shumë i pasigurt.
"Isha i varur nga droga dhe isha një person i trishtuar, ndihesha i shëmtuar. Kështu që thjesht i heq tatuazhet dhe filloj nga e para, mendoj se kjo funksionon më mirë për mua dhe trurin tim", tha ai.
Davidson deklaroi se heqja e një tatuazhi kërkon 10 deri në 12 seanca.
"Është mjaft e tmerrshme. Është si të vësh dorën mbi një skarë dhe të djegësh një shtresë, dhe pastaj duhet të kujdesesh për mirëmbajtjen dhe ta lësh të shërohet siç duhet. Është mjaft e vështirë dhe e tmerrshme", tha ai. /Telegrafi/


