Please enter at least 3 characters.

Peshevski: Qytetarët do të zgjedhin projektet e OBRM-PDUKM-së

2016/01/peshevski-n-euml-se-zaev-do-b-euml-het-kryeminist-euml-r-le-t-euml-jap-dor-euml-heqje-si-kryetar-komune_hd.jpg

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, mbrëmë në një tubim partiak ka thënë se qytetarët dhe votuesit më 11 dhjetor do të votojnë për OBRM-PDUKM-së dhe projektet kapitale që kjo parti i ka realizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Qytetarët duan projekte dhe programe jo fjalë dhe shpifje. Duan projekte që krijuar 160.000 vende pune me të cilat kemi ulur papunësinë në 24%. Ne kemi hapur shkolla, çerdhe, spitale dhe kemi rinovuar të gjitha objektet ekzistuese.'' tha Peshevski para qytetarëve.

Ai gjithashtu shtoi se partia e tij do të vazhdojë të zhvillojë vendin./Telegrafi/