Please enter at least 3 characters.

Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

2020/11/klinika-infektive-koronavirus-covid-19-pase-heqjes-se-masave-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 6 të negativë post-COVID, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientëMjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientëKlinika e Pediatrisë , 1 pacientSpitali i Gjakovës, 1 pacient

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/