Please enter at least 3 characters.

Pesë lojtarë u larguan nga Real Madrid – Militao përmend një dalje që shqetësoi vërtet dhomën e zhveshjes

2023/07/militao.png

Real Madridi ka larguar pesë lojtarë këtë verë, Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard, Mariano Diaz dhe Jesus Vallejo.

Sipas Eder Militaos, dalja që preku më shumë në dhomat e zhveshjes ishte ajo e sulmuesit francez.

“Dalja e Benzemas? Natyrisht, u mërzitëm që ai u largua. Për mua, ai është numri 9 më i mirë në botë. Por, jeta vazhdon, tani duhet të strukturohemi përsëri”, deklaroi mbrojtësi brazilian.

Real Madrid nënshkroi Joselun për të zëvendësuar Benzema.

Mirëpo, 33-vjeçari nuk mund të konsiderohet një sulmues më i mirë që mund të shënojë mbi 30 gola në sezon.

Kështu, Real Madridi është ende i interesuar për nënshkrimin e Kylian Mbappes këtë verë. /Telegrafi/