Please enter at least 3 characters.

Përzgjedhja javore në Telegrafi Real Estate: prona për banim dhe investim pranë Prishtinës

Nëse jeni në kërkim të një prone për ndërtim individual, një shtëpie të madhe për jetesë familjare apo një banese me qira që ofron më shumë hapësirë, Telegrafi Real Estate sjell përzgjedhjen javore me disa nga pronat që kanë zgjuar interesim këtë javë.

Nga Çagllavica deri në Veternik, këto prona dallohen për lokacionin, funksionalitetin dhe mundësitë që ofrojnë për blerës apo qiramarrës që duan të jenë pranë Prishtinës.

Në Çagllavicë ofrohet për shitje trualli me sipërfaqe 3 ari, një mundësi e përshtatshme për ata që planifikojnë ndërtim individual në një zonë me qasje të lehtë drejt kryeqytetit. Lokacioni e bën këtë pronë të përshtatshme për ndërtimin e një shtëpie familjare, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për organizim sipas nevojave personale.

Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë dhe privatësi, në Veternik ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 750m², e vendosur në rrugën “Morava”. Me truall prej 5 ari, katër dhoma gjumi, dhomë pune, tri banjo dhe tarracë, kjo pronë është e përshtatshme për jetesë komode familjare në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës.

Po në Veternik, në kompleksin Prime City, ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 240m² dhe tarracë 60m². Me pesë dhoma gjumi, 5 banjo, depo dhe ashensor, kjo banesë paraqet një zgjidhje praktike për familje që kërkojnë hapësirë të madhe, organizim funksional dhe qasje të përshtatshme në qytet.

Këto prona janë pjesë e përzgjedhjes javore në Telegrafi Real Estate, platforma ku mund të gjeni oferta të ndryshme për shitje dhe qira, nga banesat dhe shtëpitë, deri te lokalet dhe objektet afariste.

Për më shumë informata dhe oferta të reja, vizitoni Telegrafi Real Estate.

true