Please enter at least 3 characters.

Personi që u raportua i zhdukur Kllokot u gjet në fshatin Kokaj

2024/09/policia-4-600x360-1-730x440-1.jpg

Policia e Gjilanit ka njoftuar se është gjetur personi i humbur në Komunën e Kllokotit.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se personi u gjet në orët e pasdites në një zonë pyjore pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, në fshatin Kokaj.

Ai shtoi se menjëherë pas gjetjes, ai u trajtua nga ekipet mjekësore.

“Sipas vlerësimeve, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë”, theksoi Osmani.

Për më tepër, ai theksoi se operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, me Njësitë Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Policia e Kosovës falënderoi të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur. /Telegrafi/