Please enter at least 3 characters.

Personi që sulmoi burrin e Nancy Pelosit hyri me çekiç në shtëpi dhe bërtiti "ku është Nancy?"

2022/10/nancy-paul-pelosi-1-4024392aa9244a01a40d99c70c1a2ee1.jpg

Një person që sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, po kërkonte politikanen demokrate, thonë raportet.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital pas sulmin në shtëpinë e tyre në Kaliforni të premten në mëngjes. Ai pritet të shërohet plotësisht, transmeton Telegrafi.

I dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ndodhet në paraburgim.

Ai thuhet se hyri në shtëpi me çekiç – pasi u përball me Paul Pelosin – bërtiti – “ku është Nancy?”.

Pelosi ishte në Washington kur ndodhi incidenti dhe jo në rezidencën e San Franciskos.

“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohës për reaguesit e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i demokrates së lartë. /Telegrafi/