Please enter at least 3 characters.

Personat që përtojnë të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë

2019/07/13869910-ted-trailer-1562200400-728-f5b36ce025-1562680706.jpg
4:"John

Joshja për ta vazhduar gjumin dhe ndoshta për ta marrë pushim në punë është diçka me të cilën jemi përballuar të gjithë, por shumica e luftojmë atë.

Asgjë e mirë nuk vjen nga dembelia, e veçanërisht kur shumica e njerëzve në atë kohë janë duke u bërë gati për ta filluar ditën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka një gjë të mirë nëse veç nuk jeni person i mëngjesit... shkenca sugjeron se kjo mund të jetë shenjë e inteligjencës.

Studimi britanik na thotë t’i analizojmë paraardhësit tanë. Sipas hulumtuesve, shekuj më parë njerëzit kanë fjetur herët dhe janë zgjuar herët.

Kjo normë ka qenë pjesë e njerëzve qysh prej fillimit.

Por, për kohët e sotme, ekspertët thonë se njerëzit që nuk duan ta fillojnë ditën herët thjesht mund të jenë më mirë të përshtatur për jetesën moderne.

Kjo vetvetiu është shenjë e inteligjencës. /Telegrafi/