Persona të maskuar grabisin dy të moshuar në shtëpi, marrin 600 euro
Foto: Ilustrim
14/05/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Rudë të Malishevës.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:30.
“Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/


