Please enter at least 3 characters.

Përsëri u anulua rishikimi i raportit të Prokurorisë Speciale në Maqedoni

2017/06/PSP.png

Komisioni për politike dhe sistem politik dhe marrëdhëniet në mes bashkësive sot përsëri e ka anuluar rishikimin e raportit të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komisionit, Alekasandar Kiracovski i informojë gazetarët se rishikimi i raportit të PSP-së do të mbahet ditën e premte ose gjatë javës së ardhshme dhe se me këtë i'u jep më shumë hapësirë të gjithë deputetëve që ta rishikojnë raportin i cili tani ka arritur në versionin elektronik.

Në seancën e Komisionit për sistem politik sot duheshe të rishikohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit të Agjencisë për Administrata dhe Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale. /Telegrafi/