Përplasje e ashpër mes Stresit dhe Vedatit: Ule dorën, mos ma luaj shmekerin ti mua
06/03/2023
Përplasjet po vazhdojnë në këtë spektakël të Big Brother VIP Kosova mes banorëve të shtëpisë.
Nuk ka munguar debat edhe mes Stresit dhe Vedatit.
Derisa ishte Vedati i cili i është drejtuar Stresit: Mos ma luaj shmekerin ti mu.
Ndërkohë që debati ka vazhduar edhe për afërsinë e Vedatit me Artanin, për të cilin Stresi tha se është avokati i Vedatit.
Gjatë argumentimit të tij e ka ndërprerë Vedati i cili bëri me gisht drejt Stresit.
Reperi ka reaguar ashpër teksa i ka kërkuar atij mos t’i drejtohet atij me gisht.


