Përplasja e ashpër mes Lindelofit dhe Fernandesit që kaloi në fyerje në golin e dytë të Sevillës
16/08/2020
Victor Lindelof dhe Bruno Fernandes nuk kishin një raport të mirë në ndeshjes që Manchester Unitedi e zhvilloi ndaj Sevillës në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq u mposhtën 2-1 nga skuadra spanjolle, duke humbur shansin që të fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë për klube.
Por, Lindelof ishte fajtori kryesor në golin e dytë të pranuar të Unitedit, ku realizator për Sevillën ishte Luuk de Jong në minutën e 78-të.
Mbrojtësi suedez nuk arriti të markonte mirë lojtarin kundërshtar, duke lënë atë të kalojë përballë David de Geas që u mposht me lehtësi.
Fernandes më pas iu afrua Lindelofit për t’i treguar gabimin trashanik që bëri, ndërsa ky i fundit ia ktheu: “Shporru”. /Telegrafi/


