Përpjekje ekstreme për rekord botëror: Prerja e kastravecit në gojën e tjetrit me sharrë elektrike dhe sy të mbyllur
18/12/2024
Anëtarët e një grupi të arteve marciale shënuan një rekord të çuditshëm botëror: për prerjen e kastravecit me sharrë elektrikë elektrike.
Por e çuditshmja është se kastraveci ndodhet në gojën e një tjetër njeriu, ndërsa ai që e pren i mban sytë e lidhur.
Videoja e publikuar nga Guinness në rrjete sociale tregon Bir Khalsa me sy mbyllur dhe sharrë elektrike teksa pren kastravecin.
Rekordi u arrit me sukses me 71 prerje në një minutë dhe askush nuk u lëndua gjatë përpjekjes. /Telegrafi/


