Please enter at least 3 characters.

Përpiqet ta fshehë ngjarjen në spital, 37-vjeçari vetë plagoset me armë zjarri në Lushnje

2019/11/1548848764_policiaeshtetit800x4471.jpg

Një 37-vjeçar është arrestuar pasi u vetë plagos aksidentalisht me armë zjarri që e mbante pa leje, ndërkohë që në spital kishte deklaruar se ishte dëmtuar me mjet prerës.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit në pranga kanë përfunduar edhe vëllai dhe shoku i tij, të dyshuar për fshehjen e veturës ku ndodhi vetëplagosja dhe për mbështetje të deklaratës së rreme.

Tutje thuhet se ngjarja u zbulua pasi Spitali i Lushnjës njoftoi policinë për një shtetas të dëmtuar në këmbë që kishte kërkuar ndihmë mjekësore. /Telegrafi/