Please enter at least 3 characters.

Përmirësojeni marrëdhënien tuaj

2016/01/f.1002005743870_m.jpg

Ushqimi për kënaqësi të fortë
Nuk bëhet fjalë për një darkë, por për një desert të shijshëm për trupin tuaj. Lojërat seksuale të cilat përfshijnë shkumën e ëmbëlsirave, mjaltin, dredhëzat ose çokollatën e lëngshme, janë zgjidhje e duhur të cilës i kënaqen të dy partnerët. Shijojeni trupin e partnerit tuaj dhe ai do t’u jetë falënderues.

Ndërrimi i vendit
Edhe pse seksi në krevat është më komfort, nuk do të thotë se është zgjidhja më e mirë. A e keni provuar të bëni marrëdhënie erotike nën dush ose pasi të keni bërë dush? Ose ndoshta seks spontan në shpejtësi në tavolinën e kuzhinës? Provoni dhe befasojeni partnerin dhe shijojeni kulmin e pasionit seksual.

Lojërat dhe lodrat
Veshjet e brendshme seksi janë shtesë e përsosur e modës të cilës asnjë mashkull nuk mund t’i shmanget, mirëpo ekzistojnë edhe lodra tjera të cilat mund ta freskojnë jetën tuaj seksuale. Pasqyra mund të jetë nxitës kulmor i pasionit. Vendoseni në pozitë ku të dy mund ta shikoni njëri-tjetrin gjatë seksit. E njëjta vlen edhe për lubrifikuesit të cilët janë të thjeshtë, por shumë efektivë gjatë marrëdhënies seksuale.

Përkëdhelja gjatë seksit
Mos e injoroni kënaqësinë e përkëdheljes gjatë seksit. Relaksohuni dhe përjetojeni pasionin. Zhvishuni tërësisht dhe ndaleni televizorin. Vazhdoni me prekje të buta...

/Telegrafi/