Please enter at least 3 characters.

Përmbyset makina në rrugën Negotinë-Veles, lëndohet një person

2018/04/Aksident-foto-1-1-735x400-780x439.jpg

Një person është lënduar pasi makina e tipit "BMW" ka dalë nga rruga në aksin Negotinë-Veles, disa metra para pagesës rrugore Gradsko.

"Lëndime ka marrë shoferi i makinës me targa të Shkupit. Ai kishte ngecur në makinë, ndërsa kanë invervenuar zjarrfikësit e Kavadarit, të cilët arritën që të lënduarin ta nxjerrin nga makina", tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se nuk mund të jep më shumë detaje për aksidentin, pasi akoma janë duke u kryer hetime.

I lënduari me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar prej Shtëpisë së Shëndetit në Kavadar, në spitalin e Velesit./Telegrafi/