Përleshje fizike në Mitrovicë, dy të mitur shoqërohen në Polici
19/09/2025
Dy të mitur janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike të ndodhur në shëtitoren e qytetit, mbrëmjen e datës 19.09.2025.
Lajmin e konfirmoi, Avni Zahiti- zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si ‘Lëndim trupor’”, potencoi zëdhënësi.
Rasti, siç bëhet e ditur, ka ndodhur rreth orës 21:00.


