Përleshje te stacioni i autobusëve në Pejë - dyshohet për përdorim të armëve
02/10/2025
Një përleshje ka ndodhur mëngjesin e sotëm te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se ka pasur edhe përdorim të armës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërkaq ende nuk dihen motivet e as nëse ka pasur të lënduar.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi. /Telegrafi/


