Please enter at least 3 characters.

Përkundër kritikave, Rita Ora vë në pah sërish dhëmbin e arit (Foto)

2017/12/GettyImages-888872860.jpg
188:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 09: Rita Ora attends the Capital FM Jingle Bell Ball with Coca-Cola at The O2 Arena on December 9, 2017 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e njohur Rita Ora vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale nga miliona njerëz.

Ajo këtë vit ka qenë shumë aktive me projekte të reja në muzikë, me të cilat shënoi rikthimin pas një mungese të gjatë në anën e prurjeve të reja.

Sido që të jetë, Rita është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi interesante në InstaStory, ku shfaq dhëmbët e saj, sakaq njëri prej tyre është dhëmb i arit.

Sigurisht që kjo duket të jetë vetëm një kamuflazh, pasi këngëtarja nuk është parë ndonjëherë në skenë me një dhëmb të tillë.

Ndryshe, më pas Ora ka vazhduar të publikojë disa prej këngëve ‘cover’ që ka realizuar në bashkëpunim me mikun e saj, këngëtarin e njohur Ed Sheeran. /Telegrafi/