Please enter at least 3 characters.

Përkujtohet masakra e Mejës

2018/04/m-2.jpg

Sot përkujtohet 19 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë 376 persona.

Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në Mejë, do të mblidhen shumë qytetarë në vendin që tash quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Aty do të bëjë homazhe edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse,  në orën 12:00, do të mbahet Tubimi Qendror Përkujtimor, në Kompleksin Memorial në Mejë.