Please enter at least 3 characters.

Perisic tallet keq me transferimin e ri të Milanit, e përqesh për stilin (Foto)

2017/08/collage-2017-08-23-e1503490949978.jpg

Anësori i Interit, Ivan Perisic, ka talluar keq transferimin më të ri të Milanit, Nikola Kalinic.

Milani konfirmoi ditë më parë transferimin e sulmuesit kroat për një shumë prej 25 milionë eurosh.

Dhe, teksa tifozët e Milanit e kanë pritur me entuziazëm prurjen e re në skuadër, me humor e ka pritur edhe lojtari i rivalit të përbetuar, Ivan Perisic i Interit.

Ai me një foto në InstaStory ka përqeshur lojtarin e Milanit për një aksesor të vendosur në xhinse, që për Perisicin është qesharak dhe jasht modës aktuale.

Natyrisht, kjo tallje nuk u prit fare mirë nga tifozët e Milanit, teksa ata të Interit janë entuziazmuar.

Që të dyja palët duhet të qetësohen, pasi që Perisic dhe Kalinic janë shokë të ngushtë nga kombëtarja e Kroacisë dhe njihen qysh nga fëmijëria. /Telegrafi/