Please enter at least 3 characters.

Përfundon ndeshja dramatike në 'Old Trafford', Palace mposht Unitedin

2019/08/pogba-3.jpg
302:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 24: Paul Pogba of Manchester United battles for possession with Wilfried Zaha of Crystal Palace during the Premier League match between Manchester United and Crystal Palace at Old Trafford on August 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester United është mposhtur nga Crystal Palaces në “Old Trafford”, me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën Premier.

Golin e parë në këtë përballje është shënuar nga Jordan Ayew në minutën e 32-të, pas asistimit që pranoi nga Jeffery Schlupp.

Pjesa e parë përfundoi me një dominim të lehtë nga ‘The Eagles’, derisa pjesa e dytë ishte më e mirë nga Djajtë e Kuq.

Manchester United vs Crystal Palace (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 67-të, Scott McTominay e fitoi penalltinë për Unitedin, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Marcus Rashford që goditi shtyllën vertikale(69’).

Sulmuesi anglez kërkoi penallti edhe në minutën e 80-të, mirëpo gjyqtari Tierney pas konsultimit me VAR, rezultoi që ishte ndërhyrje e pastër në zonën e rreptësisë nga anëtari i Palaces.

Penalltia e humbur nga Marcus Rashford (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Daniel James shënoi një gol të bukur në minutën e 88-të, për t'i shtuar shpresat se mund ta përmbysnin rezultatin, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Patrick van Aanholt shënoi një gol të bukur në minutat shtesë të lojë për t'i fituar kështu tri pikë për skuadrën e tij në 'Old Trafford'.

Pas xhiros së tretë, Manchester Unitedi gjendet në pozitën e pestë me katër pikë të grumbulluara, derisa kishte fituar në xhiron e parë ndaj Chelseat dhe barazoi me Woverhampton Wanderers. /Telegrafi/