Please enter at least 3 characters.

Përfundon autopsia e Bob Saget që vdiq në një dhomë hoteli në Orlando - nuk ka prova të përdorimit të drogës

2022/01/Bob-Saget-obit-e1641906214730.jpg

Ka përfunduar autopsia e vdekjes tronditëse të komedianit dhe yllit të ekranit, Bob Saget.

“Një autopsi është kryer sot në mëngjes në Robert Lane Saget. Z.Saget është një mashkull 65-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete në dhomën e tij të hotelit”, tha Joshua Stephany, krye ekzaminuesi mjekësor i qarqeve Orange dhe Osceola.

"Shkaku dhe mënyra e vdekjes janë në pritje të studimeve dhe hetimeve të mëtejshme”, tha Stephany. "Për momentin, nuk ka asnjë provë të përdorimit të drogës ose ndonjë lojë të keqe”.

Bob Saget (Foto: Getty Images)

Një zëdhënës i zyrës së sherifit tha më parë për Fox News se iu përgjigjën një telefonate në Ritz-Carlton Orlando pas orës 16:00 dhe e gjetën Saget të pavetëdijshëm në një dhomë hoteli.

Thirrjes iu përgjigj edhe Departamenti i Shpëtimit nga Zjarri i Qarkut Orange.

“Jemi të shkatërruar që të iu konfirmojmë se Bobi ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja Saget për komedianin që luajti Danny Tanner në “Full House” dhe “Fuller House”.

Bob Saget kur ishte i ri

“Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij”.

I njëjti ka lënë pas bashkëshorten dhe tri vajzat e tij të rritura. /Telegrafi/

Bob Saget (Foto: Patrick McMullan/Patrick McMullan via Getty Images)