Përfundojnë punimet për pastrimin dhe zhbllokimin e kanalizimeve në disa rrugë të Mitrovicës
25/03/2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për pastrimin dhe zhbllokimin e kanalizimeve në disa rrugë të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, punimet janë bërë në rrugët “Avni Shabani” në qendër të qytetit, “Vëllezërit Alushi” në Suhodoll dhe “Shala” në Bair, shkruan Telegrafi.
KRU “Mitrovica” ka kërkuar nga qytetarët të jenë me të kujdesshëm.
“Lusim konsumatorët tanë që të të jenë më të kujdesshëm dhe në kanalizim mos të hudhin gjëra të cilat ndikojnë drejtëprërdrejt në bllokimin e sistemit të kanalizimit. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


