Please enter at least 3 characters.

Përfundojnë kërkimet në kalanë e Shkupit, zbulohen mijëra gjësende

2016/10/Kalaja-e-Shkupit.jpg
25:"Keith McInnes Photography

Ka përfunduar procesi i kërkimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit. Gjatë këtij procesi janë gjetur mbi 13.400 gjësende të periudhave të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ministres për kulturë, Elizabeta Kançeska - Milevski, nga gjësendet e gjetura, 4.527 janë monedha. Gjithashtu, ministrja bëri të ditur se janë përgatitur të gjithë tabelat dhe udhëzuesit dhe se pritet që pas institucionalizimit të kalasë, të hapen edhe disa muze.

Kalaja e Shkupit ka potencial të madh turistik për promovimin e trashëgimisë së vlefshme kulturore./Telegrafi/