Please enter at least 3 characters.

Përfundojnë dy projekte infrastrukturore në Feriqevë të Kamenicës

Foto: Komuna e Kamenicës

Komuna e Kamenicës ka përfunduar punimet në dy rrugë të fshatit Feriqevë, si pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se është hedhur shtresa e dytë e asfaltit në:

  • Rrugën “Rruga e Fushave”, me gjatësi 914,16 metra
  • Rrugën “Bejtë Pireva”, me gjatësi 1,846.25 metra

Sipas Rahimajt, totali i investimeve për këto dy projekte arrin në 860,387 euro.

Ai ka theksuar se puna për infrastrukturën rrugore po vazhdon çdo ditë në të gjitha lokalitetet e komunës.

“Po punojmë për të siguruar infrastrukturë të duhur në çdo vendbanim”, ka shkruar Rahimaj. /Telegrafi/